KryesoreLajme

Kur Fico lobonte tek Putini për të bërë Lajçakun shef të OKB-së

Më 25 gusht 2016, kryeministri asokohe i Sllovakisë darkonte me Putinin në Moskë dhe lobonte për mbështetjen ruse që Ministri i tij i Jashtëm asokohe, Miroslav Lajçak, të bëhej Sekretari i Përgjithshëm i ardhshëm i OKB-së.

Sipas një transkripti të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit, Fico i thontë Putinit: “Ne kemi një kandidat interesant dhe do të përpiqemi të gjejmë mbështetje nga ana juaj”.

Miroslav Lajçak, ishte një nga 12 kandidatët zyrtarë për të zëvendësuar Ban Ki-moon, mandati i dytë i të cilit skadonte më 31 dhjetor 2016. Megjithatë, Lajçaku deri në atë moment kishte mbledhur shumë pak mbështetje nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në dy votimet e para të mbajtura. Një votim i tretë pritej më 29 gusht.

Lexo më shumë  Kurti: Zgjedhjet evropiane të 9 qershorit, janë vendimtare për të ardhmen

Në votimin e parë më 21 korrik, Lajçaku nuk ishte ndër favoritët dhe mbështetja për të ra më tej në votimin e dytë të mbajtur më 5 gusht. Arsyeja, thanë diplomatët, ishin qëndrimet e kryeministrit të tij kundër myslimanëve.

“Ne do ta bëjmë këtë absolutisht. Edhe një herë dua të theksoj se jemi të lumtur t’ju shohim dhe do të jemi të kënaqur t’i diskutojmë të gjitha këto çështje,” përgjigjej Putini.

Në pjesën e parë të bisedës, si Fico ashtu edhe Putini shprehën keqardhje për përgjysmimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe, si pasojë e sanksioneve të vendosura nga BE-ja pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Lexo më shumë  Si e mbështeti projektin e Ajola Xoxës kompania e inceneratorit të Tiranës

E gjitha kjo ndodhi pasi Rusia tashmë e kishte aneksuar Krimenë.

A duhet sot dialogu Kosovë-Serbi të lehtësohet nga dikush që lobon tek Putini për të kapur pozicione kyçe politike ndërkombëtare?

Sa kredibilitet ka BE-ja kur ai që i kërkonte votën Putinit në vitin 2016, përfaqëson interesat e saj në Ballkan vetëm pak vite më pas, ndërkohë që po kjo BE ndodhet në krizë energjitike, iflacion e recension ekonomik si shkak i agresionit rus të Putinit në Ukrainë?

Rruga Press

YouTube player