ArgumentKryesore

Kur e pyeste Panduri se në cilin vit e kanë marrë nënshtetësinë serbët, Dauti bënte sikur s’dëgjonte dhe e devijonte përgjigjen

Nga Jeton Sopa

Vllau i Ramushit, Dauti dul mbrëmë në emisionin Debat Plus edhe foli me kritika të ashpra ndaj Albinit për ligjin për shtetësinë.

Dauti duke u mundu kishe po flas me fakte në telefonin e tij i tregojke dokumentet e dy serbëve duke pretendu se ata e kanë marrë shtetësinë e Kosovës tash me ligjin e ri dhe se tash Albini po ju jep edhe pensione.

Kur e pyetke Ermal Panduri se në cilin vit e kanë marrë nënshtetësinë Dauti u bajke kishe s’pe ni edhe e devijojke përgjigjen.

Qe ku e keni linkun kur folë për atë pjesë:

YouTube player

Për njërin thojke se është Suzana Ranković qika e Aleksandër Rankoviqit dhe e akuzojke Albinin duke thënë se e ka pru qiken e Rankoviçit në Kosovë!?

Për tjetrin tha se është Milovan Bojović një gjeneral serb që ka marrë pjesë në luftën e Kosovës dhe sipas Dautit tash na e paska marr shtetësinë prej Albinit.

Krejt në rregull me ba kësi akuza ndaj Albinit sikur këto pretendime të tij të ishin të vërteta.

Lexo më shumë  “The Albanian Files” dhe Shqipëria e vizatuar nga Rama në “librin e rozë”, nga ‘vrasësi i flamingove’ te arkitektura që luan Zotin

Mirëpo a e dini cila është e vëretata?

E vërteta pra është tronditëse dhe goditëse ndaj vet k’ti “Gjeneralit” të UÇK-së dhe të gjithë “gjeneralave” të vetshpallur që e kanë udhëheq Kosovën për 20 vjet.

Gjenerali serb Milovan Bojović është regjistruar në Kosovë për herë të parë në vitin 2007 bash në vitin kur kryeministrin e kishte AAK-ja dhe qeverinë e udhëhiqte Agim Çeku pra një ish Gjeneral i UÇK-së.

Ndërsa letërnjoftimin e Republikës së Kosovës Milovan Bojović e kishte marrë në vitin 2011 pra në kohën kur qeverinë e Kosovës e udhëheqte Hashim Thaçi i njohur si komandant “Gjarpni” i UÇK-së.

Por prisni se nuk përfundon me kaq…

Me 8 prill të vitit 2016 gjenerali serb Milovan Bojović ishte arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për krime lufte dhe ishte paraburgosur mirëpo të nesërmen ishte liruar nga Gjykatat e Kosovës që siç e dini kontrolloheshin nga Klani Pronto… Fill pas lirimit, ai ishte larguar nga territori i Kosovës i përcjellur nga Policia e Kosovës…!??

Lexo më shumë  Analisti politik francez: Rama të bindë protestuesit që s’është Kumbari, jo t'i fyej

Ndërsa qytetarja Suzana Ranković, nuk ka lidhje me Rankoviqin pra nuk është as qika e as mesa siç po thotë Dauti, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme ajo është qytetare e Republikës së Kosovës me prejardhje nga Gjakova dhe kishte poseduar letërnjoftim të UNMIK-ut që nga viti 2001, të cilin e kishte konvertuar në dokument të Kosovës në vitin 2015.

Kjo pra është e vërteta dhe a jeni tu e kuptu se deri ku ka shku lufta hibride kundër Albinit nëpër studio televizive me moton : shpif shpif se diçka mbetet…!?

Hajde tash Daut banu burr qashtu qysh po na krekosesh kundër Albinit, dil akuzoj shokët e tu të luftës dhe të paqes se pse ja kanë dhanë shtetësinë e Kosovës një gjenerali serb?

Pse e kanë liru pasiqë e kanë arrestu për krime lufte?

E, mos dil me folë k’si pallavra se populli i Kosovës nuk është qaq budall sa menon ti për me i hanger k’to rrena pa kripë që padyshim që as ti nuk ju beson…

ps.kjo është si ka thanë populli: folë e bjeri vetit…

Rruga Press

YouTube player