Kur do bjerë Rama nga pushteti?
Nga Sokol Kolgjini
Që ta dimë kët, paraprakisht duhet me kuptue pse dhe si erdhi Rama në pushtet.
Plani i hartuem prej zyrës së Sorosit me seli në Beograd për ndarjen e Kosovës, me pretendimin e arritjes së paqes afatgjatë midis Shqiptarëve dhe Serbëve kishte nevojë për realizuesit e tij. Sorosi, që duket se nuk i len asgja rastësisë, i kishte mendue edhe personat e përshtatshëm për kët plan.
Karizmatik, egoist ambicioz, imponues, gjysëm i ditun dhe me vese, ky do ishte përsoni i duhun. E kush ma mirë se Edi Rama i përmbushte dhe i tejkalonte këto kritere. Pra, veçoritë e tij që përputheshin me kërkesat e realizimit të një plani të caktuem ishin arsyet PSE erdhi Rama në pushtet.
Ky individ u pompue për “vizionin” e tij për të ardhmen, përfaqësimin e të resë, etj kësi broçkullash duke shfrytëzue ekstravagancën e tij të veshjes. Çorapet e verdha dhe bluzat e kuqe, të shoqnueme me menefregizmin prej kapadaie, ia mbushën mendjen njerëzve se ky asht përsoni i duhun për udhëheqjen e vendit. E kështu, me ndihmën e klanit Sorosist, hap pas hapi, këtij ju hapën dyert fillimisht për kolltukun e bashkisë së Tiranës si trampolinë, e pastaj për atë të kryeministrit të Shqipnisë. Kjo ishte edhe rruga SI erdhi ky megalloman në krye të vendit. Ata që e sollën kishin vetëm një interes, realizimin e planit, dhe nuk shqetësoheshin fare për pasojat që do shkaktonte ky individ në vendin e tij, pra në Shqipni.
Ky plan, duke qenë interes politik i Beogradit dhe interes ekonomik i Sorosit, kishte shum pak gjasa të pengohej prej shqiptarëve dhe inteligjencës sonë.
Rama ka qenë i vetëdijshëm për kët rol që nga koha kur i’ asht premtue posti i kryeministrit. Jo rastësisht (edhe për shkak të injorancës së tij) ai na ka tregue se do ike nga pushteti në 2029-ën; do ikë kur të dojë ai e jo kur të duam ne; se nuk kemi pare gjë akoma, etj që vazhdojnë me aktrimet në Beograd bashkë me Vuçiqin, sjelljet gjasme nacionaliste për të marrë protagonisëm patriotik, paternalizmi kundrejt lidërve të Kosovës… etj. Atë pra që nuk e pranoi Berisha, që çeshtja e Kosovës të zgjidhet në Tiranë, duket së Rama e kishte pranue dhe marre përsipër që në fillim, dhe kjo ishte arsyeja pse shqiptarët, në Shqipni e Kosovë, do vuanin e po vuajnë Edi Ramën si Kryeministër të Shqipnisë.
Me të gjitha këto vese, aftësi negative, hile dhe djallëzi, ky arriti të penetrojë suksesëshëm në drejtim të rëalizimit të planit për ndarjen e Kosovës. Aty parashikohej që pjesa e ndamë në veri ti bashkangjitej Serbisë, përfshi Trepçen dhe Ujmanin, duke realizue kështu interesat politike të Serbisë dhe ato ekonomike të klanit soros, dy fshatna të Luginës ti ktheheshin Kosovës për me krijue idenë e shkëmbimit dhe Kosova e mbetun të bashkohej me Shqipnimë. Duke i besue naivisht dhe me përultësi, ish Kryeministri Thaçi ra viktimë e këtij plani dhe e mbështeti, sepse veç tjerave, ju premtue se të tre këta “lidër”, pra Thaçi, Rama dhe Vuçiqi do merrnin çmimin nobël për paqen.
Ky plan do ishte realizue e Rama do quhej se e kreu misionin dhe do ikte nga pushteti po të mos ishin dy faktor të tjerë që e penguin këtë plan. Njani nga jashtë shqiptarëve por për interes edhe të shqiptarëve, i cili e ndaloj firmosësin e mundëshëm dhe e nisi për në Hagë dhe tjetri Albin Kurti si faktor shqiptar, i cili nuk u dakortësue me këtë plan sepse duket se ky individ nuk asht naiv e i paditun si paraardhësit e vet, e as nuk asht inferior përkundrejt Ramës, por përkundrazi asht superior.
Faktor minor ishte edhe dështimi i Lulzim Bashës si zëvëndësues i mundëshëm i Ramës. Duket se ai nuk plotësoi asnjë nga kriteret që klani kishte përcaktue për të dhe prandaj u hodh në kosh.
Kështu, fatkeqësisht për ne, këto faktor e kan zgjatë qëndrimin e Ramës në pushtet.
Realizimi i këtij plani, që do ishte fatkeqësi për shqipëtarët, ose dështimi përfundimtar i këtij plani, që do ishte fitore e shqiptarëve, asht njëkohësisht edhe fundi i Ramës. Rama tashma e din kët dhe ai, si i djallzuem që asht, ka me u përpjekë me e zgjatë sa ma shum që të mundet kët gjendje pezull.
Rruga Press