Opinion/Aktualitet

Kur arti nuk arrin të shquajë ndjesorët, është thjesht imazh propagande 2-lekëshe

Nga Gent Amzai

Po qarkullon në rrjet një imazh i modifikuar pseudo-artistik ku Albin Kurti dhe Vuçiqi janë duke u puthur në buzë. “Krijuesja” pretendon se përplasja mes të dyve është e shtirur, dhe pas saj qëndrojnë po të dy bashkëpunëtorë të së njëjtës lojë (romancë), e që nënkupton edhe se poshtë kësaj kimie është populli i thjeshtë që po e pëson. Tre gjëra që duhen theksuar mbi këtë “vepër”:

1. Imazh klishe – Të rikrijosh këtë pamje, me fytyra të reja, është po aq art sa të ribësh, me fytyrë të re, Marilyn Monroen e Warhol. Origjinali është thuajse pa asnjë vlerë…imagjinoni kopjen e 10-mijtë. Imazhi nuk sjell as edhe një gjë të re.

2. Imazhi s’ka vërtetësi dhe nuk shquan ndjesorë, gënjen – Arti është i pari që kap dallimet dhe ndjen i pari atë që më vonë do e artikulojë filozofia, politika, shkenca, etj. Ky “art” është analog i sofizmit në filozofi. Shemb ndjesorët mbi njëri-tjetrin, duke ofruar një ndjesi të rreme, ku Kurti dhe Vuçiqi, Kosova dhe Serbia janë njëlloj. Këtë e bën duke pretenduar se e denoncon “krimin” e romancës, ndërkohë që po bën krimin e njësimit mes çlirimtarit, emancipuesit dhe pushtuesit të mendësisë gjenocidale.

Lexo më shumë  Në Beograd rikthehen zyrtarisht Sllobodan Milosheviç dhe Vojisllav Shejshel!

3. Pacifizëm që e bën të mundshme luftën – Pikërisht të parën dhe të dytën pamë edhe nga artistët e dobët nëpër Evopë, kur Putini nisi pushtimin e Ukrainës. Pacifistët e kullerizmit të ballove me maska pa sebep, i shpallën Putinin dhe Zelenskin “dashnorë” të të njëjtit pasion, luftës; këtë sipas tyre do e vuante populli ukrainas dhe ai rus. Ata kërkonin edhe që Ukraina të mos furnizohej me armë, sepse kështu ushqehej lufta, jo paqja. Të ishte për këta “artistë” sot paramilitarët Wagner do ishin duke bërë krime lufte në Varshavë.

Lexo më shumë  Aty ku pushtetarët vjedhin, shteti u takon hajdutëve!

Imagjinoni, asokohe edhe figura më eminente e paqes në botë, Papa i Vatikanit, zgjodhi të heshtë (miratoi në heshtje) për dërgimin e armëve dhe bëri dallimin e qartë mes Rusisë së Putinit dhe Ukrainës së Zelenskit. Për dallim nga pacifistët e rremë që me a pa dashje i dalin në krah kriminelëve të luftës, Papa i bëri thirrje VETËM PUTINIT që të ndërpriste luftën.

P.S. E njëjta logjikë vlen edhe nëse imazhi do të presupozonte se Kurti dhe Vuçiqi nuk duhet të bëjnë luftë, por dashuri (të puthen).

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *