Sport

Kuqezinjtë e Kombëtares, sot drejt Hungarisë

Kuqezinjtë e Shqipërisë janë nisur mëngjesin e sotëm drejt Hungarisë, ku të shtunën në mbrëmje do të zhvillojnë ndeshjen e saj të radhës, por shumë të rëndësishme, për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022” përballë vendasve.

Pritet me mjaft interes kjo ndeshje, sidomos pas dy rezultateve të fundit që kemi arritur në ndeshjet e zhvilluara në “Elbasan Arena”, ku morëm 6 pikë, me Hungarinë dhe San Marinon.

Këto dy rezultate na bën të renditemi aktualisht në vendin e dytë në grup, duke i dhënë një tjetër peshë dy ndeshjeve që kemi në këtë fazë me Hungarinë më 9 tetor dhe Poloninë më 12 tetor.

Lexo më shumë  Donjeta Sadiku mposht bindshëm kundërshtaren ruse në Kampionatin Evropian të Boksit

Në ndeshjen që do të zhvillohet, nesër, në “Pushkash Arena” të Budapestit, një ndër avantazhet në letër për skuadrën tonë Kombëtare është mungesa e tifozëve, pasi Federata Hungareze e Futbollit është penalizuar me dy ndeshje pa tifozë, për shkak të racizmit të shfaqur ndaj Anglisë.

Por se si do të luajnë kuqezinjtë mbrëmjen e nesërme, do të na duhet të presim koferencën për shtyp që do të japë sot në mbrëmje nga Budapesti trajneri Edi Reja dhe ku pas saj do të zhvillohet edhe seanca e fundit stërvitore në stadiumin e ndeshjes.

Lexo më shumë  Donjeta Sadiku mposht bindshëm kundërshtaren ruse në Kampionatin Evropian të Boksit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *