BallinaKuriozitete

Kupolë gjigande prej xhami/ “The Simpsons” kanë parashikuar mbylljen e Mbretërisë së Bashkuar?

Në një episod flitet për një bllokim të Mbretërisë së Bashkuar, me një kupolë xhami gjigande. Xhami ‘Springfield’ është në karantinë nën një kupolë të madhe qelqi, me urdhër të qeverisë së Britanisë, për ta mbrojtur atë nga ndotja.

Seriali i famshëm “The Simpsons” vazhdon të parashikojë me saktësi ngjarjet që ndodhin në botë.

Në një episod flitet për një bllokim të qytetit, me një kupolë xhami gjigande. Xhami ‘Springfield’ është në karantinë nën një kupolë të madhe qelqi, me urdhër të qeverisë, për ta mbrojtur atë nga ndotja.

Adhuruesit e shfaqjes hit televizive nuk mund t’i rezistonin krahasimit të bllokimit me burgun në formë kupole që mbyll qytetin e trilluar, me mbylljen e Mbretërisë së Bashkuar.

Një përdorues i Twitter shkruan: “Nuk mund të pres që Boris të vendosë në Mbretërinë e Bashkuar atë kupolë si në filmin e Simpson.

Përgjatë historisë së tij 31-vjeçare Simpsons ka parashikuar me frikë ngjarjet botërore – dhe shumë besojnë se filmi parashikoi ardhjen e koronavirusit.

“The Simpsons” është një nga serialet më argëtues për të gjitha moshat. Seriali doli për herë të parë në vitin 1989 dhe ka plot 30 sezone dhe një numër total prej 681 episodesh. Krahas humorit, që është aktual dhe po aq argëtues edhe pas tre dekadash, parashikimi i eventeve jo pak të rëndësishme në botë ka bërë të ngrihen shumë teori të dyshimta e të pabesueshme mbi autorët e serialit.

Matt Groening, në një prej intervistave të tij shprehet se nga aq shumë episode, një 10% i tyre mund të ndodhë që të jenë parashikime rastësore. Kjo, në fakt është pjesërisht e vërtetë, disa prej teorive si psh:Simpons parashikoi fundin e The Game of  Thrones, vetëm sepse u shfaq një dragua në qiell, janë të rastësishme dhe qesharake.

Në vitin 1993, The Simpsons parashikuan se tigri me të cilin shfaqeshin në çdo poster Siegrfried dhe Roy do të bëhej agresiv dhe do t’i lëndonte. Ndodhi pikërisht kështu në vitin 2003.

Në vitin 1994, kur ende nuk ekzisonte loja me gjarpër tek celularët Nokia, Simpsons parashikuan Autocorrect-in, i cili ndodhi në vitin 2007 tek smartphone-t.

Po ashtu, The Simpsons përdorin FaceTime në vitin 1995, kur njerëzit nuk njihnin mirë as Internetin. Facetime u krijua si teknologji në vitin 2010. Po në vitin 1995, personazhet përdorin Smart Watches, të cilat dolën në treg në vitin 2014.

Sidoqoftë, “The Simpsons” mbetet një nga serialet më të bukura në histori dhe këto mistere e bëjnë edhe më interesant dhe pse ndonjëherë, shumë të çuditshëm.

Rruga Press

YouTube player