Sport

Kupa e Shqipërisë, eliminohet Kukësi. Kualifikohen Partizani, Teuta e Laçi

Kukësi është eliminuar nga faza e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë, pasi nuk arriti të përmbyste rezultatin e dy javëve më parë kundër Egnatias. Kuksianët ishin mundur 3-1 në Rrogozhinë ndërsa mundën të fitonin vetëm 1-0 në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Vorë.

Flamurtari mundi 4-2 Kastriotin duke kaluar në çerekfinale, ndërsa Laçi gjithashtu u kualifikua pavarësisht barazimin 1-1 me Tomorin, pasi kishte fituar minimalisht ndeshjen e kaluar. Pa probleme kaluan më tej Partizani, Teuta dhe Vllaznia. Të kuqtë mundën 2-0 Besëlidhjen, kundër të cilës kishin fituar minimalisht edhe ndeshjen e parë. Teuta kaloi pa probleme Korabin 2-0, ndërsa shkodranët shkatërruan 6-1 Pogradecin.

Të enjten në mbrëmje Tirana pret Dinamon në stadiumin kombëtar, për sfidën e tretë brenda dy javësh. Dinamo fitoi takimin e parë 2-0, rezultat që bardheblutë duan të përmbysin pasi mposhtën rivalët e qytetit 4-0 në kampionat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *