Sport

Kupa e Afrikës nuk shtyhet, klubet e mëdha të Europës në telashe

Kupa e Kombeve të Afrikës (CAN) është një problem për shumë klube evropiane për shkak të Covid-19 dhe kohën kur zhvillohet ky event madhor në kontinentin afrikan.

Disa klube të Europës po kërcënojnë të mos lirojnë lojtarët e tyre për këtë kompeticion, por shefi i futbollit afrikan u tregua i prerë në një deklaratë të fundit duke dhënë një lajm të mirë për tifozët e kontinentit e aspak të mirë për klubet europiane.

Presidenti i CAF ka konfirmuar se turneu, i planifikuar më 9 janari deri më 6 shkurt, do të mbahet në datat e planifikuara në Kamerun, pavarësisht zërave këmbëngulës për një shtyrje ose anulim të garës për shkak të pandemisë Covid. 19.

“Më 9 janar, do të vij për të parë ndeshjen hapëse midis Kamerunit dhe Burkina Faso,” u tha gazetarëve Patrice Motsepe pas një takimi me kreun e shtetit kamerunian Paul Biya.

Kjo lëvizje tashmë mund të çojë në një përplasje të madhe me klubet e Europës por mbetet për t’u parë në ditët në vijim. CAN do të luhet dhe shumë yje do të largohen nga Europa e duke krijuar një boshllëk të madh për ekipet elitare për pothuajse një muaj./ora/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *