Bota

Franca shpenzon 130 milionë euro në ditë për të shmangur reduktimet me energji elektrike

Tingëllon thuajse e pabesueshme që me angazhimin e të gjitha kapaciteteve rezervë, Franca kishte një deficit ditor energjetik mesatarisht 11900 megavat. Kjo është mbi 285 mijë megavat orë vetëm për ditën e sotme.

Me çmimin e realizuar prej 452 euro për megavat orë në bursën vendore të energjisë elektrike, për të ruajtur një furnizim të qëndrueshëm, Franca ka ndarë afërsisht 130 milionë euro.

Franca është një hap larg vendosjes së masave të tilla drastike. Një nga vendet më të pasura në Evropë është detyruar të përdorë naftë për të mbuluar nevojat e saj për energji.

Lexo më shumë  Edhe dy zyrtarë amerikanë japin dorëheqje për shkak të qëndrimit të Administratës Biden për Gazën

Ajo që ishte krejtësisht e paimagjinueshme ndodhi në fund, dhe ajo është se vendi që ka 56 termocentrale bërthamore u detyrua të përdorë naftë për të prodhuar energji elektrike.

Sipas të dhënave të operatorit të sistemit të transmetimit, Franca iu drejtua edhe djegies së karburantit në katër termocentrale, për të plotësuar nevojat e tregut vendas: në Brinili, Dirignon, Vaire dhe Monterea.

Lexo më shumë  Inteligjenca ushtarake ukrainase publikon pamjet e shkatërrimit të dy anijeve ruse në Krime

Kjo lëvizje tregon thellësinë e krizës energjetike në të cilën ndodhet një nga ekonomitë më të fuqishme evropiane.

Ministrja franceze e Ekologjisë, Barbara Pompili, paralajmëroi se situata është alarmante, duke bërë të ditur se “ekonomia mund të jetë e para që do të goditet”/telegraf/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *