Sport

Kupa e Afrikës drejt anulimit, Omicron frikëson organizatorët, edhe klubet bëjnë presion

Kupa e Afrikës, në program për tu zhvilluar në Kamerun, nga data 9 janar deri më 6 shkurt, mund të mos zhvillohet, ky është lajmi i bujshëm që vjen nga Franca. Sipas RMC Sport, Federata Afrikane e Futbollit, po shqyrton këtë opsion, për të anuluar turneun, pasi i druhen shumë pandemisë së COVID-19 dhe variantit Omicron, i përhapur masivisht në Afrikë. Një tjetër faktor përcaktues në këtë është presioni i madh që po i bëjnë klubet europiane, pasi një pjesë e madhe e lojtarëve afrikan aktivizohen në kontinentin e vjetër.

Një problem i madh është edhe fakti se lojtarët të cilët do të shkojnë në Afrikë, kur të kthehen janë të detyruar të qëndrojnë në karantikë për të 10 ditë, pasi bëjnë pjesë në listën e vendeve me vije të kuqe. Nuk ka një reagim zyrtar nga disa kampionate, si Serie A, të cilat kanë jo pak lojtarë nga Afrika, klube si Napoli me Osimhen, Kolibaly, Ounas etj por qëndrojnë në pritje të zhvillimeve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *