Kundërshtojnë largimin e tregut, tregtarët e Belshit dalin në protestë, futen në ambientet e bashkisë
Tregtarët e Bashkisë së Belshit kanë dalë në protestë përsëri ditën sotme kundër vendimit të Këshillit Bashkiak për largimin e tregut nga qyteti.
Tregtarët kanë hyrë me forcë në ambientet e bashkisë dhe kanë kërkuar që kryetari i bashkisë të ulet në takim me ta.
Policia Bashkiake ka mbyllur derën dhe i ka penguar që tregtarët të marrin informacion dhe të përballen me drejtuesit e bashkisë, por ata e kanë hapur derën kryesore me forcë.
Rruga Press