Kumbulla transferohet në La Liga
Mbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, e ka kompletuar transferimin në La Liga. Kumbulla karrierën do ta vazhdojë te skuadra e Espanyolit.
Të shtunën klubi spanjoll ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Romën për ta huazuar qendërmbrojtësin për një vit. 24-vjeçari me Romën ka kontratë edhe tri vite. Në edicionin e kaluar, Kumbulla ishte i huazuar te Sassuolo.
Ishte pjesë e Kombëtares edhe në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”, por nuk luajti. Karrierë ka bërë edhe te Verona.
Rruga Press