Lajme

Kumbaro: Numri i turistëve serbë në Shqipëri është rritur për 110%, rezultat i Ballkanit të Hapur

Ministrja e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit e Serbisë, Tatjana Matiq, foli në Beograd më 5 korrik me ministren e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi, për përmirësimin e bashkëpunimit dhe performancës në tregjet e përbashkëta.

Në një fjalim para gazetarëve, Kumbaro-Furxhi tha se nga viti 2019 deri në vitin 2021, numri i turistëve serbë në Shqipëri është rritur me 110 për qind.

“Është rezultat i komunikimit më të mirë brenda “Ballkanit të Hapur”, i cili krijon frymën e komunikimit që është e nevojshme [për bashkëpunim]”, tha ajo.

Duke folur për sezonin e sivjetshëm në Shqipëri, ajo theksoi se në katër muajt e parë, numri i turistëve nga e gjithë bota është rritur me 55 për qind dhe numri i turistëve nga Serbia me 29 për qind.

Lexo më shumë  Hetimet për mbetjet toksike/ Rrjeti i Bazelit kritika Prokurorisë së Durrësit: E papranueshme! Nuk ka transparencë

Ajo tha se viti 2019 ishte viti më i mirë turistik, në të cilin erdhën në Shqipëri rreth 6.4 milionë turistë, përfshirë edhe ata nga rajoni.

Ministrja e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit e Serbisë, Tatjana Matiq, tha se performancat e përbashkëta të Serbisë dhe Shqipërisë në fushën e turizmit do të kontribuojnë në rritjen e numrit të turistëve në rajonin e Ballkanit.

“Ne folëm për përmirësimin e bashkëpunimit dhe performancës në tregjet e përbashkëta, në tregun kinez dhe tregjet e mëtejshme në Azi”, tha Matiqi.

Lexo më shumë  Murati: LDK ka bërë manipulim të votave me postë në shkallë industriale, deri më tani nuk kemi parë ndonjë veprim nga prokuroria

Dy ministret diskutuan edhe për problemet me të cilat përballet rajoni, mungesën e kapaciteteve njerëzore, si dhe projektin që lidhet me dixhitalizimin e ofertës turistike.

“Dëshirojmë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të na bashkohen në këtë projekt, në mënyrë që të kemi një platformë të përbashkët dixhitale në kuadër të nismës Ballkani i Hapur”, tha Matiqi.

Ajo tha se Serbia këtë vit ka shënuar rritje të numrit të turistëve vendas dhe të huaj. Në katër muajt e parë ka pasur rreth 60 për qind më shumë turistë, pra ka pasur mbi 1.7 milionë turistë të huaj. /REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *