ArgumentKryesore

Kullat në garë për majën më të lartë, e shqiptarët në garë për një vend në gomonen e Kanalit të La Manchit

Nga Megi Mustafaraj

Mediat më të mëdha britanike i kanë dhënë zë largimit masiv të të rinjëve shqiptarë. Këto media nuk flasin nga sipër Bing Bang Tower apo të shohin nga aty me dylbi…

Zbritën në terrenin shqiptar, takuan shqiptarë dhe dëgjuan historitë e tyre. Dëgjuan se si ata kishin pasur tokën, potencial pune dhe prodhimi, se si nuk kishin subvencione nga shteti, treg të kapur nga pak importues dhe të mbingopur nga tregtia e produkteve që prodhon vendi, se si tani krahu i punës mungon siç dikur mungonte dinjiteti për punën e krahut në nder dhe pagë…këto toka janë shkretuar.

Lexo më shumë  Skënder Myrtezani: Po punojnë për riatdhesimin nga SHBA-ja të eshtrave të Fan Nolit, absurde heshtja e Kuvendit të Shqipërisë

Tirana Youth prej një viti nuk i shqitet nga goja kryetarit të Bashkisë së Tiranës, sa të dukej sikur i kishte hyrë në vesh si parazit dhe e kishte të shkruar në sy. Por vetëm imazh, se të rinj nuk pamë dhe as dëgjuam. “Youthin” e Tirana Youthit e kemi në gomone për në Britani.

A, po! Vetëm nëse të rinjtë e Shqipërisë llogariten vetëm freshistat e patronazhistat, që dalin në foto me një buzëqeshje aq të ligë e të mjerë për moshën që kanë. Në fytyra u dallon “Veliajn e ardhshëm” si lugat që i ka përpirë.

Lexo më shumë  Osmani takon ambasadorin e Francës, diskutojnë për mbajtjen peng të qytetarëve nga e Serbisë në zonat kufitare

Mbi këtë rini të ngelur, të patronazhizuar akoma pa hapur sytë, një shqiptar vendos mos të dëgjojë fjalët e botës…sigurisht, ai është lideri global, kryeministri Rama, që do bëhet domosdo global, se populli iu arratis nëpër secilin cep të globit.

“Unë jam i përkryer kështu siç jam dhe të tjerët nuk dinë se ç’flasin”, tha, ndërkohë që kullat garojnë për të kapur majën më të lartë, e shqiptarët për të kapur një vend në gomonen e Kanalit të La Manchit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *