Kulla e Mic Sokolit në Bujan të Tropojës, një vlerë e madhe historik
Në kuadër të nismës “Njih trashëgiminë”, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, prezanton një tjetër monument kulture me rëndësi të veçantë. Ajo është Kulla e Mic Sokolit, Monument Kulture, Kategoria l ( e shpallur në vitin 1974).
Kulla e Mic Sokolit gjendet në fshatin Bujan të Tropojës.
Ndërtimi i saj daton në shek. XVIII. Është një banesë tradicionale trekatëshe prej guri, që përfaqëson arkitekturën e kullave të Malësisë së Gjakovës.
Kati përdhes ka shërbyer si vend magazinimi dhe për mbajtjen e kafshëve, ndërsa katet e sipërme janë përdorur për banim.
Banesa ka një vlerë të madhe historike, për shkak se në kujtesen historike ajo lidhet me personalitetin e Mic Sokolit, një patriot i shquar dhe një udhëheqës gjatë viteve të Lidhjes së Prizrenit. /atsh/
Rruga Press