Bota

Kuleba dhe Lavrovi do takohen në Turqi?

Turqia ka shprehur gatishmërinë për të mbajtur një takim të dytë në nivel kryediplomatësh mes ministrit të jashtëm rus dhe atij ukrainas. Ftesa është bërë nga ministri i jashtëm i Turqisë, Mevllyt Çavushollu.

Ministria e Jashtme ruse ka rënë dakord me propozimin e Turqisë për të mbajtur një takim të dytë mes dy kryediplomatëve rus e ukrainas, Sergej Lavrov dhe Dmitro Kuleba.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevllyt Çavushollu, ka thënë se Ankaraja do të mirëpresë një takim të dytë në nivel kryediplomatësh në 2 javët e ardhshme.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Andrei Rudenko, deklaroi se Lavrovi do të takohet me homologun e tij Kuleba nëse garantohem bisedime kuptimplota.

Lexo më shumë  Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Rudenko: Moska mori një sinjal nga Ankaraja për mundësinë e organizimit të një takimi midis ministrave Lavrov dhe Kuleba, por biseda duhet të jetë e përgatitur mirë dhe në mënyrë kuptimplotë. Nuk kemi dijeni për detajet e takimit, por ne kurrë nuk i kemi refuzuar kontaktet.

Në 10 mars, Ministri i Jashtëm i Ukrainës u shpreh se ishte i gatshëm të takonte për së dyti homologun e tij rus.

Kuleba e quajti Sergej Lavrovin diplomatin më të mirë në botë për shkak të eksperiencës së tij të gjatë.

Lexo më shumë  Gjykatësi paralajmëroi Donald Trump: Ke shkelur urdhrin! Mund të burgosesh

Nga zyra e Ministrisë së Jashtme ukrainase ende nuk ka një konfirmim për një takim të nivelit të lartë.

Kujtojmë që Turqia është pritëse e të paktën 2 takimeve mes Rusisë e Ukrainës që pas fillimit të konfliktit në 24 shkurt.

I fundit ishte ai 29 marsit në të cilin delegacioni ukrainas dhe ai rus konkluduan hapa konkretë që mund të çonin drejt paqes, përfshirë një takim Putin-Zelensky.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *