Bota

Kuleba: Beteja për Donbasin do t’jua kujtojë Luftën e Dytë Botërore

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka deklaruar të enjten se beteja për rajonin e Donbasit do të jetë një “përsëritje” e Luftë së Dytë Botërore, raporton CNN.

“Luftimet më të rënda zhvillohen çdo ditë në atë pjesë të Ukrainës dhe ditë më të vështira do të vijnë, fatkeqësisht”, ka thënë Kuleba gjatë një konference për media në Bruksel.

Lexo më shumë  Bideni godet veturat elektrike kineze me rritje të tarifave prej 100%

Sipas tij, operacioni në Donbas nuk do të jetë i bazuar në atë që shihet në përgatitjet e Rusisë.

“Beteja për Donbasin do t’jua kujtojë Luftën e Dytë Botërore, me operacione të mëdha, manovra, përfshirje të mijëra tankeve, mjeteve të blinduara, avionëve, artilerisë. Ky nuk do të jetë një operacion lokal i bazuar në atë që shohim në përgatitjet e Rusisë”, ka thënë Kuleba.

Sipas tij, Rusia ka planin e saj, e Ukraina të vetin.

“Fusha e betejës do ta vendosë rezultatin”, shtoi ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *