Sport

Kukësi ndalet në Durrës, i jep mundësinë për “arrati” Tiranës

Kukësi nuk ka shkuar dot më shumë sesa një barazim pa golë në Durrës, ndaj Teutës.

Edhe pse patën raste të pastra për shënim, ku spikat rasti i Basës i cili goditi shtyllën me portën e boshatisur, bënë që miqtë të largohen pa fitore nga fusha e Teutës.

Kukësit iu anuluan gjithashtu edhe dy gola në pjesën e parë për pozicion jashtë loje, ndërsa edhe Teuta goditi shtyllën po në këtë fraksion loje.

Lexo më shumë  Këlliçi, tjetër denoncim për incineratorin e Tiranës: Ja si u themelua biznesi mafioz i plehrave

Verilindorët, të cilët renditen në vendin e dytë (24 pikë), me këtë hap fals i japin mundësinë Tiranës që nesër, nëse fiton ndaj Laçit në transfertë, të shkëputet 6 pikë në krye të klasifikimit.

Ndërkohë, Teuta ka grumbulluar 18 pikë në 13 javë kampionat, duke u renditur në vendin e pestë të klasifikimit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *