Kujdes, një tjetër valë e nxehtë na pret/ Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Shërbimi Meterologjik Ushtarak ka dhënë parashikimin e tij për javën e ardhshme. SHMU parashikon se pas një freskimi të lehtë dhe të përkohshëm, do të ketë riaktivizim të anticikloneve të Azoreve e rrjedhimisht dhe një valë tjetër të të nxehtit.
“Pas një freskimi të lehtë e të përkohshëm përsëri do të ketë riaktivizim të anticiklonit të Azoreve e rrjedhimisht dhe valë tjetër të të nxehtit.
Ndikimin kryesor kjo valë do ta sjellë në gadishullin Apenin. Vendi do të ndodhet kryesisht në periferinë e saj që do të sjellë temperatura si më poshtë vijon.
Në formë të izoluar gjatë së mërkurës do të ketë shi gati të papërfillshëm.
Era do të fryjë juglindje e veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet. Deti i forcës 2 dhe 3 ballë”, thuhet në njoftimin e SHMU.
Rruga Press