Shëndetësi

“Kujdes nga patatinat”, nutricionistja Daka apel prindërve: Po dëmtoni fëmijët

Nutricionistja Albana Daka u ka bërë thirrje prindërve që të tregojnë kujdes me gjërat që ushqejnë fëmijët, sidomos patetinat dhe lëngjet e frutave.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo theksoi se kohët e fundit janë rritur rastet e të rinjve me diabet, ndërsa shtoi se imuniteti tek fëmijët është shumë i dobët.

“Njerëzit ende nuk janë ndërgjegjësuar ende me ushqimin. Njerëzit pretendojnë se hanë shëndetshëm ose  janë të shëndetshëm vetëm pse kanë linja trupore. Sapo fëmijët fillojnë ushqimin normal i ke me të gjithë produktet e supermarketeve. Me lëngjet e frutave në dorë, me patetina. Fëmijët vijnë  me imunitet shumë të dobët.  Diabeti ka nisur që në moshat e reja”- tha ajo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *