Argument

Ku dallojmë ne me japonezët…

Nga Lutfi Dervishi

Sportdashësit japonezë, pas çdo ndeshje në Katar, nuk largohen nga stadiumi pa pastruar plehrat. Kjo rutinë e japonezëve është lajm për shumë vende në botë.

Ku dallojmë ne nga japonezët sa i përket plehrave dhe jo vetëm

1. Japonezët nuk pinë kafe, ne jetojmë me kafe.

2. Japonezët nuk rrinë dot pa punë, ne nuk rrimë dot në punë.

Lexo më shumë  O Adriatik Kelmendi, zëdhënës i Vuçiqit dhe bir shpirtëror i epokës së Millosheviqit

3. Japonezët prodhojnë makina, ne nuk jetojmë dot pa makina.

4. Japonezët e dashurojnë rregullin, ne vdesim për gjurulldi.

5. Japonezët nuk flasin me zë të lartë në publik, ne nuk e dimë se çfarë është e folura me zë të ulët.

6. T’i drejtosh gishtin tjetrit në Japoni është fyerje, këtu është sport kombëtar.

8. Autobuzët, trenat, trenat e shpejtë në Japoni vonohen 0.18 sekonda… po aq sa edhe në Shqipëri.

Lexo më shumë  O Adriatik Kelmendi, zëdhënës i Vuçiqit dhe bir shpirtëror i epokës së Millosheviqit

9. Japonezët nuk kanë pasuri nëntokësore, ne kemi pasuri nën dhe mbi tokë.

10. Japonezët nuk lënë pas tyre plehra, ne i votojmë plehrat.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *