KryesoreLajme

Kthimi im në Bukuresht

Shkruan Sébastien Gricourt

Kur në korrik të vitit 1990 erdha me dy miq të njohur në gjimnaz dhe për herën e parë në Rumani (pasi na përzenë nga Kosova atëherë nën regjimin policor të Serbisë), sigurisht nuk kisha menduar lidhjet se mund të ekzistonin historikisht mes Shqiptarëve dhe Rumunëve, mes Rilindasve dhe tokës rumune ku këta gjetën lirinë e veprimit për çështjen kombëtare. Thjesht ishim të rinj dhe të paditur dhe me një etje për të zbuluar këto vende të një Evrope plotësisht të panjohur për brezin tonë që sapo kishte parë me 1989 shembjen e Murit të Berlinit por edhe, ndër të tjera, revolucionin e gjakosur rumun (1058 të vdekur në Bukuresht, të Sheshi i Universitetit gjatë natës së 21/22 dhjetor, dhe arratisja e dështuar e çiftit diktatorial Çaushesku), një revolucion të cilin e përcollem dhe që na motivoi atëherë për të shkuar në Rumani gjatë verës vijuese, pas një dëshire për të depërtuar së pari në Shqipëri atëherë ende hermetikisht e mbyllur (ashtu shpjegohet përpjekja jonë e dështuar e javës së tretë të korrikut).

Më vonë, gjatë studimeve të mia balkanologjike, mësova për shkuarjen e shqiptarëve në Rumani gjatë shekullit XIX, në vecanti prej Korçës dhe Pogradecit, dhe u interesova për këtë temë në fillim për shkak të interesimit tim për popullin vlah/arumun (që u nis prej mësimit të parë të historisë balkanike me përmendjen e asaj të Voskopojes). Kështu u gjeta gjatë verës 1994, para 30 vjetëve, me një bursë studimesh që më çoi në Institutin e historisë Nicolae Iorga për të kryer për diplomën time një studim që titullova “Kontributi i bashkësisë shqiptare të Rumanisë gjatë Rilindjes”…

Lexo më shumë  Kryetari i Zveçanit Ilir Peci vendoset në objektin e Komunës

Vitet kaluan dhe ja që pardje, me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të cilin e përcolla së pari për një aktivitet politiko-lobues duke shfrytëzuar një konferencë të Partisë së socialisteve europjanë, e perkushtuam kohën e lirë të nesërmen për t’u takuar me përfaqësues të bashkësisë shqiptareve të Bukureshtit me dëshirën që ata – dhe u jemi shumë falënderues atyre – na tregojnë shenja të pranimit dhe të veprimit të Rilindasve shqiptarë…

Por rastësitë e rrethit të mistershëm të jetës nuk ndalen aty sepse ja që ai Grand Hotel Continental ku u mblodhën Rilindas si Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe të tjerë në fillim të dhjetorit 1912 para shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ja që ky hotel gjendet 100 m prej vendndodhjes së revolucionit rumun të 1989… pastaj 100m prapë prej këtij hoteli por në një tjetër drejtim vjen kjo kishë Shen Nikolla ku, prej 1911 Fan Noli mbajti për herën e parë në shqip meshën (dhe kjo u bë deri me 1945)… dhe vetëm pasi u ktheva në Prishtinë miku im i vjetër i udhëtimit të 1990 (sot diplomat dhe ky i diplomuar në gjuhën rumune) më rikujtoi se pikërisht mu para kësaj kishte ekzistuar një hotel kur me 1990 i kaluam 3 netët tona e para në Bukuresht (për shkak se e kërkuam sa më afër të vendndodhës së revolucionit)… sikur gjatë qëndrimeve tona në Bukuresht në fillim të viteve 1990 shetitem me miqtë e atëhershëm nëpër parkun e madh ku pardje u perulem para bustit të Naim Frashërit… Krejt këto pllaka dhe buste perkujtimore u vendosen më vonë, në fillim të viteve 2000, dhe falë veprimtarisë së Shqiptarëve të Rumanisë (ku në qytete të tjera mund të gjejmë edhe bustin e Skënderbeut); Shqiptarët janë të njohur si një minoritet në Rumani dhe janë të përfaqësuar në Dhomën e deputetëve me një deputet në grupin e minoriteteve.

Lexo më shumë  Kosova dhe Ukraina në shënjestër të dezinformatave serbo-ruse gjatë javës që lamë pas

Me një fjalë në përfundim, jeta bëri ç’ka bëri ose më mirë të them bera ç’ka bera me jetën time, por si rrjedhojë në këtë nyje të 35 vjetëve të kaluara qëndron tek unë një bindje emotive dhe të trashëguar prej një fije të historisë të pavetedijshme që ç’ka i lidh Shqiptarët me Rumunët mund dhe duhet të shndërrohet në mbështetjen ndaj Republikës së Kosovës… dhe kjo që bëmë këtë fundjavë e hap këtë rrugë…

YouTube player