KryesoreLajme

Kryeziu: Dyshimet për qindra mijëra euro në AKI u zbuluan pas ndryshimit të udhëheqjes

Arbëreshë Kryeziu ka listuar të dhënat lidhur me menaxhimin e mjeteve financiare në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) gjatë periudhës kur institucioni drejtohej nga Driton Gashi dhe Shpend Maxhuni.

Përmes një postimi, Kryeziu ka kujtuar se Driton Gashi ishte emëruar drejtor i AKI-së në vitin 2017 nga presidenti i atëhershëm Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, ndërsa një vit më vonë, Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj emëruan Shpend Maxhunin në krye të këtij institucioni.

Gjatë vitit 2017, Gashi i kishte dorëzuar Fatmir Shehollit mbi 500 mijë euro, ndërsa për 500 mijë euro të tjera, sipas saj, nuk ekziston evidencë se kujt i janë dorëzuar.

Lexo më shumë  Bashkia Klos nis dëgjesat për territorialen, banorët kundërshtojnë bashkimin me Matin

Ditën e dorëheqjes, Gashi kishte tërhequr edhe 350 mijë euro, për të cilat, nuk dihet se ku kanë përfunduar.

Kryeziu ka përmendur edhe ish-drejtorin Shpend Maxhuni, duke pretenduar se ai i kishte dorëzuar Shehollit 139 mijë euro.

Sipas saj, këto raste u zbuluan vetëm pas ndryshimit të udhëheqjes së AKI-së dhe nisjes së një procedure të inspektimit të brendshëm për periudhën 2017–2020.

Lexo më shumë  Britania mbështet përpjekjet e Kosovës për identifikimin e mbetjeve mortore në Zubin Potok

Kryeziu ka kritikuar edhe trajtimin e çështjes nga organet e drejtësisë. Ajo tha se Prokuroria Speciale kishte marrë vendim në vitin 2025, duke vlerësuar se dyshimet ndaj Gashit dhe Maxhunit nuk mund të hetoheshin për shkak të arritjes së parashkrimit relativ të lëndës.

“Kaq për drejtësinë dhe njerëzit që opozita i ka pas në krye të AKI-së!”, ka përfunduar Kryeziu.

Rruga Press

YouTube player