Bota

Kryetarja e KE: Mbi 66% e evropianëve kanë marrë dy doza të vaksinës

Në prag të festave të, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, foli për gjendjen e pandemisë, ndërsa theksoi se janë të përgatitur se kurrë për të luftuar virusin.

Në një postim në Twitter, presidentja e Komisionit tha se më shumë se 66% e evropianëve kanë marrë dy doza të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa 62 milionë njerëz kanë marrë tashmë një dozë përforcuese, e cila, siç tha ajo, është “mbrojtja më e mirë në dispozicion kundër mutacionit të Omicron”.

Lexo më shumë  Blinkeni në vizitë të paparalajmëruar në Kiev

Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se Evropa mund të prodhojë më shumë se 300 milionë doza vaksinash në muaj, duke theksuar se “në këtë mënyrë do të kemi mjaft vaksina!”.

“Kontratat tona sigurojnë gjithashtu që ne të mund të aksesojmë vaksinat me porosi nëse është e nevojshme. Ato madje mund të jenë gati deri në mars ose prill dhe të miratohen shpejt nga EMA”, tha Ursula von der Leyen.

Lexo më shumë  Ua mësynë më tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *