KryesoreLajme

Kryetar i SPD-së në Frödenberg\Ruhr, Gjermani, ofron buxhet shtesë nësë fiton kanidati i LVV-së në Shtime

Në rrjetin e tij në facebook, kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qemajl Aliu ka publikuar letrën mbështetëse nga Kryetari i SPD-së në Gjermani. Ai në letrën e dërguar ofron buxhet shtesë për komunën e Shtimes vetëm në rast se këtë komun e fiton kandidati i LVV-së.

Më poshtë e keni letrën:

𝐃𝐚𝐧𝐤𝐞 𝐇𝐞𝐫𝐫 𝐁ö𝐧𝐢𝐠!

Faleminderit Z.Bönig!

KRYETARI I SPD-SË NË QYTETIN GJERMAN FRÖDENBERG\RUHR OFRON MBËSHTETJE DHE BUXHET SHTESË PËR SHTIMEN NËSE QEMAJL ALIU ZGJIDHET SI KRYETAR I ARDHSHËM I SAJKlaus Böning, kryetar i SPD-së në Frödenberg\Ruhr ka uruar Dr.Qemajl Aliun për fitoren në raundin e parë në zgjedhjet komunale në Kosovë. Ai u shpreh i gëzuar “që një Mjek gjermanfolës dhe Social-Demokrat ka mundësinë që të bëhet kryetar i komunës së Shtimes në Republikën e Kosovës më14 nëntor.” Ai gjithashtu u shpreh i gatshëm që Frödenberg\Ruhr e Gjermanisë të ndaj buxhet për Komunën e Shtimes për të zhvilluar bashkëpunim në të ardhmen nëse Qemajl Aliu zgjidhet kryetar.

Lexo më shumë  Maqedonci publikon pamje të ushtrimeve që po kryen Komanda e Forcave Tokësore

—————————–

Letra e Plotë:

I nderuari z. Dr. Qemajl Aliu,

Së pari ju urojmë për fitoren e bindshme me 45.29% në raundin e parë të zgjedhjeve komunale në vendin tuaj të lindjes dhe gëzohem që një Mjek gjermanfolës dhe Social-Demokrat ka mundësinë që të bëhet kryetar i komunës së Shtimes në Republikën e Kosovës me 14 nëntor.

Në kontaktin tonë të deritanishëm ju keni shprehur interes për një bashkëpunim konkret, që pas zgjedhjes si kryetar i komunës të bashkëpunojmë sidomos në përvojën tonë në shërbimet e interesit të përgjithshëm. Në gëzohemi që ju dëshironi të jeni një urë mes dy qyteteve, dhe për këtë ne planifikojmë që nëse zgjidheni si kryetar të:

Lexo më shumë  Kundërshtojnë largimin e tregut, tregtarët e Belshit dalin në protestë, futen në ambientet e bashkisë

Të ndajmë mjete financiare për një bashkëpunim mes komunave tona, që të ndërtojmë një bazë për një bashkëpunim të mëtejshëm.Ne ju urojmë sukses dhe do të gëzoheshim të ju mirëpresim vitin e ardhshëm këtu si kryetar të Komunës së Shtimes.

Klaus Böning

Kryetar i SPD-së në Këshillin e Qytetit Frödenberg\Ruhr

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *