KryesoreLajme

Kryetari i Mitrovicës së veriut, Atiqi propozon ndarjen e 300 € për fëmijët e lindur më 2024 dhe 500 € për çiftet e reja

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka njoftuar se ka dërguar në Komitetin për Politikë dhe Financa (KPF) në këtë Komunë, propozimvendimin për ndarjen e 300 eurove për fëmijët e lindur më 2024 si dhe 500 eurove për çiftet e reja.

“Sot kam dërguar propozimvendimin në KPF për mbështetje financiare në shumë prej 300 € për fëmijët e lindur në vitin 2024 si dhe nga 500 € për çiftet e reja. Ashtu siç jemi zotuar, do të angazhohemi maksimalisht për t’i realizuar premtimet tona”, ka shkruar Atiq në Facebook.

Lexo më shumë  Gjykatësi amerikan ndalon heqjet masive nga puna nga institucionet qeveritare

Në propozimvendim thuhet se shuma e mjeteve për fëmijët do të transferohet në llogarinë bankare të nënës ndërsa për çiftet në llogari të bashkëshortes.

Rruga Press

YouTube player