Lajme

Kryetari i Listës Serbe ftohet për intervistim nga Prokuroria Speciale

Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, është ftuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) për t’u intervistuar në lidhje me ngjarjet në veri të vendit gjatë vitit 2022, konkretisht protestat dhe vendosjen e barrikadave.

Lista Serbe ka konfirmuar se Elek do t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale për intervistim. Ai do të merret në pyetje nesër në orën 13:30.

Lexo më shumë  "Mos e kruaj me miletin"/ Protesta masive për largimin e Ramës, qytetarët shprehen përmes pankartave: Në Shqipëri lindëm, për Shqipërinë vdesim, kurrë nuk e falim, kurë nuk e shesim

Në njoftimin e Listës serbe thuhet se ‘Elek i përgjigjet ftesës si president i Listës Serbe, një kirurg pediatrik i respektuar dhe një njeri i ndershëm, thellësisht i vetëdijshëm për pastërtinë e tij ligjore dhe morale, sepse nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm’.

Lista Serbe thekson se ‘Elek nuk po përgjigjet nga besimi në drejtësinë dhe paanshmërinë e procedurës, e cila që nga fillimi ka të gjitha tiparet e një procesi të inskenuar politikisht të drejtuar kundër serbëve dhe përfaqësuesve të tyre legjitimë’.

Lexo më shumë  Kurti: Lidhja e Prizrenit u dha zë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare

Rruga Press

YouTube player