Lajme

Kryetari i Leposaviqit dhe i Mitrovicës së Veriut në objektet komunale, ai i Zveçanit punon nga Zyra për Komunitete

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, këtë të martë po e ushtron detyrën e tij nga Zyra për Komunitete që ndodhet në fshatin Lipë të kësaj komune, e jo nga objekti komunal.

Këtë e ka konfirmuar vetë Peci në një prononcim, teksa ka thënë se aty do të qëndrojë deri në orën 16:00.

“Këtu sot e kemi filluar punën dhe do të qëndrojmë deri në orën 16:00. Këtu nuk ka protestues dhe situata është e qetë”, është shprehur shkurtimisht ai.

Lexo më shumë  Drejtoresha që e lidh bandën e Suel Çelës drejtpërdrejt me Ramën

Ndërkohë kryetari i Mitrovicës Veriore, Erden Atiq dhe ai i Leposaviqit, Lulzim Hetemi janë ende në detyrë dhe po qëndrojnë në objektet e komunave përkatëse.

Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

Protestuesit serbë që po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë, janë mbledhur edhe të martën në Zveçan, ndonëse në një numër më të vogël se një ditë më parë.

Lexo më shumë  Kurti takon arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Andrija Mutnjakoviq

Të hënën, ata janë përplasur me ushtarë të KFOR-it, pasi nuk iu kanë bindur thirrjes së misionit paqeruajtës për t’u shpërndarë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *