KryesoreLajme

Kryetari i Bashkisë Shkodër urdhëron shkrirjen e Teatrit “Migjeni”, por drejtori i saj thotë gjë tjetër. Si është e vërteta?

Teatri profesionist i Shkodrës “Migjeni”, i cili mban dhe emrin e poetit të shquar Millosh Gjergj Nikolla, do të shkrihet. Kështu ka urdhëruar kryebashkiaku socialist i bashkisë kryeqendër e veriut, duke shkaktuar indinjatë në komunitetin e artistëve.

Urdhri i Benet Becit mban datën 24 Janar dhe vetëm sot ka rrjedhur në media, duke bërë që aktorët, regjisorët dhe trupa teatrore ta kundërshtojnë fort.

Teatri profesionist i Shkodrës “Migjeni” vepron prej më shumë se 80 vitesh si një ndër teatrot më të mira të vendit tonë dhe në skenën e tij janë luajtur më shumë se 300 pramiera, me dhjetëra aktorë të shkëlqyer që janë formuar e kanë luajtur aty.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Mirëpo, sipas urdhrit të kryebashkiakut socialist të Shkodrës që nuk ka bërë ende një vit në detyrën që i besoi populli shkodran, Bashkia duhet të vijojë procedurat për shkrirjen e Teatrit “Migjeni” sepse urdhri është menjëherë i ekzekutueshëm.

Bashkë me teatrin, shkrihen dhe disa institucionet të tjera në varësi të Bashkisë së Shkodrës, si Drejtoria e Shërbimeve Bujqësore dhe Pyjore, Drejtoria Ekonomike e Arsimit, Drejtoria e Çerdheve dhe Kopshteve dhe Dega Ekonomike e Kulturës.

REAGIMI I DREJTORIT TË TEATRIT “MIGJENI”, ARIAN ÇULIQI

Lidhur me këtë çështje ka reaguar por mediat lokale drejtori i Teatrit “Migjeni”, Arian Çuliqi.

Ai ka folur për projektet e këtij institucioni për vitin 2024, por natyrisht, nuk ka mundur të mos i përgjigjet interesit të mediave për këtë “çështje”.

Shkurt, qartë dhe saktë, Çuliqi ka deklaruar se institucioni që drejton nuk do të shkrihet, përkundrazi është në valën e punës për sezonin e ri.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player