Bota

Kryetari i Bashkisë: Bombardimet në lagjet e Kharkivit me civilë nuk kanë ndaluar

Kryetari i bashkisë së Kharkivit, Igor Terekhov, i tha CNN-nit se ka pasur “bombardime të pandërprera të lagjeve civile” në qytet që nga e diela.

Para kësaj, Terekhovi tha se bombardimet ruse ishin përqendruar në periferi të Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës që ndodhet në lindje të vendit pranë kufirit rus.

Kharkivi ka qenë në shënjestër të sulmeve ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës gati dy muaj më parë.

Lexo më shumë  “Mbi 900 ushtarë rusë të vrarë nga dronët në 36 orë” – Ukraina nxjerr në pah rolin vendimtar të sistemeve pa pilot në front

“Në ditët e fundit bombardimet ruse kanë qenë në qendër dhe synojnë civilët paqësorë”, tha Terekhovi për CNN-nin “New Day” të martën.

“Armiku po synon civilët, shumë njerëz janë plagosur dhe disa fatkeqësisht të vdekur. Në një ditë e gjysmë të kaluar, ne kemi pasur 15 njerëz të vrarë dhe më shumë se 50 të plagosur. Ata 15 të vrarë ishin vetëm në një sulm.”

Lexo më shumë  Lidhjet e Viktor Orban me Moskën: Zgjedhjet në Hungari si mundësi për t’u distancuar nga Rusia

Terekhov tha gjithashtu se Ukraina do të luftojë për çdo pjesë të tokës dhe nuk do të pajtohet me lëshime territoriale ndërkohë që sulmet ruse vazhdojnë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *