Lajme

Kryeminstri Kurti: Adem Gashi ka lënë gjurmë të thella te populli ynë

Zyra e kryeministrit njofton se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë paradites qëndroi për vizitë te familja e poetit të njohur, Adem Gashi, i cili u nda nga jeta të martën e 16 janarit.

Me këtë rast, kryeministri Kurti u shpreh se Adem Gashi, ishte “mik i popullit shqiptar, i vuajtjeve të shoqërisë tonë, i Kosovës së tij e tonë të dashur, dhe rrjedhimisht i secilit prej neve”.

“Vepra e tij, për ne dhe kujtimet tona për të janë gjurmë të thella që bëjnë dritë. Mendja e mprehtë, puna e zellshme, atdhedashuria e paepur dhe miqësia e përhershme e shkrimtarit Adem Gashi, janë kontribut fort i çmueshëm për kombin dhe shoqërinë tonë”, ka shkruar kështu Kryeministri në librin e zisë, gjatë vizitës së tij tek familja Gashi.

Lexo më shumë  KEDS: Filloi instalimi i njehsorëve smart në veri

Tutje kryeministri shtoi se të ndjerin do ta kujtojmë me respekt për punën, përkushtimin dhe  gjurmët e thella që ka lënë te populli ynë, duke theksuar se veprat e tij janë ato që do të bëjnë përherë dritë për kontributin e dhënë për Kosovën e tij të dashur.

“Jemi borxhli, përgjegjës, që kontributin e tij ta vazhdojmë me sjelljen dhe veprimet tona të përgjegjshme në kuadër të idealeve të përbashkëta” tha në fund kryeministri Kurti.

Lexo më shumë  Lubonja: Telefonata e Ramës ndaj medias italiane RAI, fantashkencë dhe e papranueshme

Në këtë vizitë për ngushëllime, bashkë me kryeministrin Kurti ishin edhe deputetët e Kuvendit, Avni Dehari, Enver Dugolli, Shqipe Selimi, Gani Krasniqi dhe Hydajet Hyseni.

Rruga Press

YouTube player