Lajme

Kryeminsitri Kurti flet për qeverisjen dhe ndikimet ekonomike në familjet kosovare

Kryeministri Albin Kurti në pritjen shtetërore për fundvit, të organizuar nga kabineti i tij, ka përmendur të arriturat e Qeverisë, duke specifikuar veçmas ndikimet ekonomike në familjet e Kosovës.

“Gjatë këtyre 34 muajve qeverisje, teksa po e mbyllim edhe vitin financiar, i kemi rishpërndarë 1.2 miliard euro përmes masave të shumta, të cilat kanë prekur shumëfish, pothuajse çdo familje në Kosovë. Kjo nuk do të thotë që Qeveria jonë nuk ka e nuk do të ketë projekte të mëdha publike e kapitale sepse planet e synimet i kemi gjithsesi të mëdha”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Raporti më i fundit i Agjencisë Evropiane të Mjedisit nxjerr në pah një nga dështimet më serioze të qeverisjes mjedisore në Shqipëri: degradimin e vazhdueshëm të cilësisë së ujërave larës

Kurti ka folur edhe për sulmet në veri, duke çmuar partneritetin me ndërkombëtarë.

“Jemi sulmuar këtë vit në veri të vendit para tre muajve dhe jemi sulmuar para gjashtë muajve. Por jemi mbrojtur suksesshëm e po bëhemi gjithnjë e më të sigurt me policinë dhe ushtrinë tonë. Partneriteti dhe bashkëpunimi që kemi pasur të gjithë e me të gjithë pa asnjë dyshim e ka lehtësuar dhe mbështetur rritjen dhe përparimin si në parametra ekonomikë  ashtu edhe në ata demokratikë”, ka thënë Kurti para të pranishmëve.

Lexo më shumë  Revista amerikane: Protesta më e madhe pas rënies së komunizmit kërcënon seriozisht pushtetin e Edi Ramës

Rruga Press

YouTube player