Bota

Kryeministrja italiane viziton Ukrainën

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka arritur të martën në Kiev, ku do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Meloni, e cila mori detyrën në tetor, ka shprehur vazhdimisht dëshirën për ta vizituar Ukrainën.

Pas marrjes së detyrës, ajo tha se Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Qeverisë së re italiane.

Ish-kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka qenë një prej mbështetësve më të fuqishëm të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë, pavarësisht se Italia ka varësi të madhe ndaj gazit rus.

Lexo më shumë  Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Roma, po ashtu, ka dërguar armë për t’i ndihmuar Kievit që t’i luftojë forcat e presidentit rus, Vladimir Putin.

Meloni, e cila drejton partinë e djathtë, Vëllezërit e Italisë, është euroskeptike, por ka mbështetur qëndrimin e Draghit sa i përket Ukrainës – edhe pse aleatët e saj në koalicionin zgjedhor, lideri i partisë Liga, Matteo Salvini, dhe ish-kryeministri Silvio Berlusconi, kanë raporte të mira me Moskën.

Lexo më shumë  Partia socialiste franceze reagon në lidhje me vizitën e presidentit kinez në Francë: Xi Jinping përfaqëson shtypjen dhe autoritarizmin brenda Kinës

Ajo është distancuar nga partnerët në koalicionin e saj qeverisës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *