Bota

Kryeministrja finlandeze takohet me Zelenskyn, ofron ndihmë për rindërtimin e qyteteve

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin, që më herët vizitoi Buchan dhe Irpinin, është takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev.

Liderja finlandeze u zotua që të ndihmojë në rindërtimin e qyteteve dhe rivendosjen e infrastrukturës, sipas kryeministrit të Ukrainës.

Kjo vjen pasi Finlanda paraqiti zyrtarisht kërkesën e saj për t’u anëtarësuar në NATO derisa agresioni rus në Ukrainë po vazhdon.

Lexo më shumë  Vance, Musk, Bannon: Esenca e Trefishtë e Donald Trump

Zelensky, pas takimit, tha se vizita të tilla nga politikanë të rangut të lartë janë “sinjale të drejtpërdrejta dhe shumë të rëndësishme të mbështetjes”.

Në ndërkohë, kryeministrja e Finlandës pas vizitave në Irpin dhe Bucha tha se “ishte jashtëzakonisht e vështirë të shikoje gjithçka që Rusia u ka bërë këtyre qyteteve”.

“Shumë njerëz vdiqën. Në të njëjtën kohë, shpirti heroik i popullit ukrainas, i cili po lufton për lirinë e tij dhe për të gjithë Evropën, është i admirueshëm.”

Lexo më shumë  Pete Hegseth vazhdon të reduktojë stafin, largon 5400 punonjës të Pentagonit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *