Bota

Kryeministrja e Zelandës: OKB-ja ka dështuar, nuk iu përgjigj siç duhet luftës

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, vuri në duke dështimin e OKB-së për t’iu përgjigjur luftës, duke thënë se ka falimentuar, shkruan The Guardian.

Në një fjalim në institutin e politikës së jashtme në Institutin Lowy në Sidnei, Ardern kritikoi luftën në Ukrainë por gjithashtu argumentoi kundër forcimit të aleancave, duke thënë se lufta nuk duhet të paraqitet si një konflikt i “demokracisë kundër autokracisë”.

Lexo më shumë  NATO-ja zhvillon stërvitje ushtarake në Suedi

“Në marrjen e çdo veprimi të mundshëm për t’iu përgjigjur agresionit të Rusisë dhe për ta mbajtur atë përgjegjës, ne duhet të kujtojmë se në thelb kjo është lufta e Rusisë,” tha ajo.

Teksa përshkruante qasjen e Zelandës së Re në përpjekjen për të ndjekur “politikën e jashtme të pavarur” si një lojtar i vogël në një mjedis me presion intensiv, Ardern përsëriti angazhimin e vendit ndaj institucioneve shumëpalëshe  por gjithashtu reflektoi mbi dështimet e tyre të fundit.

Lexo më shumë  Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos është shkrimtar i famshëm sllovak

“Nuk ka pasur “shembull më të mirë për këtë se dështimi i OKB-së për t’iu përgjigjur siç duhet luftës në Ukrainë për shkak të pozicionit të mbajtur nga Rusia në këshillin e sigurisë”, tha ajo.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *