Bota

Kryeministrja e Moldavisë: Po përpiqen të na tërheqin në një luftë që nuk e duam

Kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita ka folur gjatë një interviste mbi incidentet e fundit që janë regjistruar në rajonin e Transnistrisë dhe gjithashtu për qëndrimin neutral të vendit të saj mbi luftën që po zhvillohet në Ukrainë. 

Sipas Corriere dela Serra, kryeministrja moldave gjatë intervistës u shpreh se po tenojnë që ta përfshijnë vendin e saj në një konflikt që nuk e dëshiron. Kryeministrja shprehet se dëshiron vetëm qetësi dhe paqe për popullin e saj.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

“Shpërthimet misterioze në Transnistria, për të cilat rusët dhe ukrainasit akuzojnë njëri-tjetrin, janë incidente të shkaktuara nga palët e interesuara që përpiqen të na destabilizojnë dhe të na tërheqin në një luftë të padëshiruar. Ato janë sulme të maskuara për të krijuar panik dhe pasiguri”-tha Gavrilita.

Ndërkohë kryeministrja u shpreh se nuk mundet të kryejë një hetim serioz për atë që ka ndodhur në rajonin e kontrolluar nga Rusia.

Lexo më shumë  Britania premton 3 miliardë funte në vit ndihmë për Ukrainën

“Ne po e monitorojmë situatën nga afër dhe po përgatitemi për skenarë të ndryshëm. Ne nuk kemi kontroll efektiv mbi Transnistrinë, e cila është e udhëhequr nga separatistët e mbështetur nga Rusia për 30 vjet, dhe për këtë arsye nuk jemi në gjendje të kryejmë një hetim serioz për atë që ka ndodhur”,-tha Gavrilita.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *