Bota

Kryeministrja e Finlandës: Ne duam siguri për të ardhmen, Putini duhet të ndalet, ai vetë nuk do ta bëjë kurrë

Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin ka dhënë një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera dhe në linjat kyçe duket se ajo përjashton mundësinë që NATO të vendosë një bazë të përhershme ose armë bërthamore në tokën finlandeze. Ajo tha:

“Nuk është një debat aktualisht, çështja nuk është pjesë e negociatave. Këto janë vendime kombëtare. Askush nuk do të na imponojë armë bërthamore ose baza të përhershme nëse ne nuk i duam ato. Kjo çështje nuk është në rend dite. Nuk më duket se ka interes për vendosjen e armëve bërthamore apo hapjen e bazave të NATO-s në Finlandë.”

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Ajo tha se, edhe pa ndihmën e NATO-s, Finlanda ishte në gjendje të mirë për të mbrojtur veten:

“Ne kemi aftësi të mira mbrojtëse, tashmë shpenzojmë më shumë se 2% të PBB-së tonë në mbrojtje dhe për dekada kemi investuar shumë në sigurinë tonë, pikërisht për shkak të fqinjit të madh dhe agresiv që kemi në kufijtë tanë.”

Ajo foli me fjalë të forta për pushtimin e fundit të Ukrainës nga Rusia, duke i thënë gazetës:

“Vendimi për të aplikuar anëtarësim në NATO është një akt paqeje, jo një akt lufte. Ne duhet të sigurohemi që të mos ketë kurrë një luftë në tokën finlandeze dhe gjithmonë do të përpiqemi t’i zgjidhim problemet përmes diplomacisë.”

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Fatkeqësisht, jo të gjitha vendet mendojnë kështu.

“Rusia nuk mendon kështu. Ajo ka sulmuar Ukrainën duke vrarë civilë, fëmijë, nëna, pleq, duke vepruar në mënyrë të papranueshme. Kjo është arsyeja pse ne duhet të mbështesim Ukrainën dhe të sigurojmë që ajo të fitojë luftën duke ofruar armë, ndihmë financiare dhe humanitare, duke vendosur sanksione të reja kundër Rusisë, të cilat nuk do të ndalen derisa Rusia të ndalet.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *