Lajme

Kryeministrja e Estonisë mirëpret Konjufcën: Mbështesim plotësisht rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së dhe NATO-s

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, ka mirëpritur në takim kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Me anë të një postimi në platformën X, Kallas tha se vendi i saj i mbështet plotësisht përpjekjet e Kosovës në rrugëtimin drejt BE-së dhe NATO-s.

“Estonia mbështet plotësisht përpjekjet e #Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së dhe NATO-s. Ne jemi gjithmonë të gatshëm të ndajmë përvojën tonë të reformës. Dialogu dhe integrimi evropian do të ndihmojnë në sigurimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ajo.

Lexo më shumë  Fatmir Shehollit, i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Konjufca po qëndron për vizitë zyrtare në Estoni ku është pritur në takim nga krerët më të lartë të shtetit estonez.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ministri Muja nënshkruan vendimin: Nis ekzekutimi i pagesave për subvencionet bujqësore të vitit 2025
YouTube player