KryesoreLajme

Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e QKMF-së së re në Drenas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur gurthemelin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Drenas. Ky projekt vjen si një zgjidhje për objektin aktual, i cili është i vjetruar dhe nuk përmbush më nevojat e banorëve.

Për qytetarët e Drenasit, kjo është një ngjarje e rëndësishme, duke marrë parasysh rolin që QKMF-ja ka luajtur ndër vite. Në këtë qendër janë kryer shumë lindje, si para luftës ashtu edhe pas saj, dhe ajo mbetet një ndër qendrat më të mëdha dhe më të rëndësishme në Kosovë. 

Lexo më shumë  Kurti fton diasporën në Francë të investojë në Kosovë: Qeveria garanton kreditë deri në 80 për qind

Banorët shprehën mirënjohjen për këtë iniciativë, duke e konsideruar një hap të madh drejt përmirësimit të shërbimeve shëndetësore në komunën e tyre.

YouTube player