KryesoreLajme

Kryeministri Kurti uron Rutten për marrjen e detyrës së re në krye të NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar Mark Rutten, me marrjen zyrtarisht të detyrës së sekretarit gjeneral të NATO-s.

Kurti ndër tjera ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtejmë me aleancën veriatlantike.

”Urime Mark Rutte për fillimin zyrtar të rolit tuaj në krye të NATO-s. Ne në Kosovë ju dëshirojmë suksese të mëdha dhe mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë në kapacitetin tuaj të ri”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Lexo më shumë  “Në interes kombëtar të Serbisë”/ Qeveria serbe i jep nënshtetësinë rusëve të lidhur me FSB-në dhe përfitues të luftës në Ukrainë në tentativë për të shmangur sanksionet

Rruga Press

YouTube player