Kryeministri Kurti udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar, do të marrë pjesë në Konferencën e Mbrojtjes në Londër
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar. Atje, ai do të marrë pjesë në Konferencën e Mbrojtjes në Londër, ku edhe do të jetë folës kryesor. Aty do të zhvillojë një takim bilateral me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, i cili gjithashtu do të marrë pjesë në këtë konferencë.
Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Kurti do të zhvillojë takime edhe në Parlamentin britanik, si dhe do të ketë një bashkëbisedim me Drejtuesen Ekzekutive të Institutit ODI (Overseas Development Institute), Sara Pantuliano, për 25-vjetorin e përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës.
Bashkëbisedimi do të transmetohet drejtpërdrejt në webfaqen zyrtare të ODI dhe përmes Zoom-it në vjegëzën më poshtë nesër, 23 maj, nga ora 17:30 sipas orës lokale:
https://odi.org/en/events/odi-in-conversation-with-he-albin-kurti
Rruga Press