KryesoreLajme

Albin Kurti tre kushte Borrellit për Vuçiqin: Nënshkrimin, tërheqjen e letrës dhe Radoiçiqin, pastaj takim trepalësh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se ka kërkuar që të plotësohen tri kushtet e vëna nga ai ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që të zhvillohet takim trepalësh në Bruksel.

Ai ka deklaruar të mërkurën pas takimit se Qeveria ka shprehur qëndrimin e saj për zbatimin e Marrëveshjes Bazike, që ishte dakorduar në shkurtin e 2023-s.

“Konsiderojmë që Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i zbatimit janë një e arritur e dalluar në politikën e jashtme por edhe e arritur e BE-së, i cili ka ndërmjetësuar raunde të tëra të këtij dialogu. Hera e fundit kur kemi pasur takim trilateral ka qenë më 14 shtator të vitit të kaluar… Ka ndodhur shumëçka prej atëherë kur ka ndodhur Banjska por edhe letra e tërheqjes nga Marrëveshja Bazike”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti ka shtuar para gazetarëve se organizatori i sulmit në Banjskë, Milan Radoiçiq, duhet t’iu dorëzohet autoriteteve kosovare “përndryshe normalizimi dhe paqja nuk ndodhë në rajon”.

Lexo më shumë  Tifozat Kuq e Zi: Organizimi i Evropianit U21 me Serbinë, është akti më i turpshëm që bëhet në emër të tifozëve shqiptar nga Federata Shqiptare e Futbollit

Kurti shtoi se ka kërkuar zbatimin në tërësi të marrëveshjeve me Serbinë dhe “tërheqjen e letrave rezervë”.

“…Këto letra janë anësore, janë sulme direkte mbi Marrëveshjen Bazike. Do të provohet në fillim të korrikut që të diskutohet për sekuencimin. Ajo çka bëmë ne sot është që e kemi mbrojtur Marrëveshjen Bazike…Sulmi është nga mosnënshkrimi i marrëveshjes, nga letra e Bërnabiqit dhe nga mosdorëzimi i Radoiçiqit i cili në Serbi i vazhdon trajnimet për sulme të reja”, ka shtuar ai.

“Marrëveshja Bazike e ka në qendër njohjen de-facto së paku. Ne nuk mund të lejojmë që Marrëveshja Bazike të hidhet në prapavijë duke e bërë çështje urgjente Asociacionin…Nuk e mohojmë trashëgiminë e qeverive të mëhershme por duhet të mbrojmë Marrëveshjen Bazike…”, ka potencuar tutje Kurti.

Këto tre kërkesa i përmendi më herët edhe Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Teksa e ka cituar Kurtin, Borrelli ka thënë se është kërkuar që formalizimi i marrëveshjeve bazike të nënshkruhet nga shefat përkatës të qeverive, të tërhiqet letra e ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, më 13 dhjetor, si dhe të dorëzohet krimineli Milan Radoiçiq dhe grupi i tij paramilitar terrorist te organet gjyqësore të Kosovës.

Lexo më shumë  Gërvalla: Kosova e përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit me Greqinë, fokus tregtia e investimet

“Kosova nuk dëshironte ta mbante takimin trepalësh, Serbia ishte e gatshme ta bënte. Duhen dy vetë për ta luajtur tangon. Për fat të keq asnjë progres nuk mund të arrihej sot. Kryeministri Kurti ka dorëzuar tre kushte për angazhimin e tyre të mëtejmë në procesin e normalizimit. Citoj ‘1. Formalizimi i marrëveshjeve bazike duhet të nënshkruhet nga shefat përkatës të qeverive. 2 Tërheqja e letrës së rezervimit të deportuar nga ish-kryeministrja e Serbisë, e datës 13 dhjetor. 3. Dorëzimin i Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist te organet gjyqësore kosovare’”, ka thënë ai në konferencën për media pas takimeve dypalëshe. 

Rruga Press

YouTube player