Lajme

Kryeministri Kurti takon mikun e shqiptarëve, ambasadorin William Walker

Zyra e Kryeministrit Albin Kurti njoftoi se ai është takuar të mërkurën me ish-shefin e Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker.

Sipas njoftimit, në takim diskutuan mbi rezultatet e zgjedhjeve, punën e institucioneve dhe sfidat e Kosovës e të rajonit. Në njoftim u tha se Kurti e ka falënderuar Walkerin për rolin e tij historik për popullin e Kosovës.

Lexo më shumë  Haxhiu për betimin e kryetarëve të rinj në komunat veriore: Nga një vend i bombave është shndërruar në një hapësirë ku jetohet qetësisht

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, që po shoqërohej nga bashkëshortja e tij. Në një takim miqësor, biseduan për zhvillimet e fundit në vend, rezultatet e zgjedhjeve, punën e institucioneve dhe sfidat e vendit e të rajonit. Kryeministri u shpreh si gjithmonë i lumtur që ta takojë e të bashkëbisedojë me ambasadorin Walker, të cilin e falënderoi për rolin e tij historik për popullin tonë dhe angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të së vërtetës dhe drejtësisë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Lexo më shumë  Pak ditë para arrestimit Mogherini takoi Ramën dhe Kumbaron/ 200 mijë euro për bursa

Rruga Press

YouTube player