KryesoreLajme

Kryeministri Kurti takon ambasadorin e ri jorezident të Norvegjisë, flasin për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në takimin e parë ambasadorin e ri jorezident të Norvegjisë, Andreas Gaarder, i cili shoqërohej nga përfaqësuesi i posaçëm i Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Bjørnstad.

Bashkëbiseduan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë. Nga të dy palët u theksua përkushtimi për zhvillimin dhe forcimin tyre. Fusha e energjisë dhe teknologjisë në Kosovë, u veçuan si sektorë me interes të veçantë dhe me potencial për bashkëpunim dhe investim nga kompanitë norvegjeze.

Lexo më shumë  LVV-ja për kërkesën e prokurorisë për 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK-së: Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet nga aktakuza që i shërbejnë narrativës së agresorit

Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij dhe të shtetit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në zhvillim dhe demokratizim të Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj.

YouTube player