Lajme

Kryeministri Kurti takoi kryesuesin e KGjK-së, flasin për reformat në drejtësi dhe funksionimin e sistemit edhe në veri

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK(, Albert Zogaj.

Në një njoftim të Kryeministrisë thuhet se temë e takimit ishin planifikimet e Këshillit Gjyqësor për efikasitetin dhe efektivitetin e sistemit gjyqësor, rezultatet e deritanishme të Gjykatës Komerciale pas funksionalizmit të saj, reformat në drejtësi dhe gjithashtu funksionimi i Gjykatës në Mitrovicën e Veriut.

Lexo më shumë  Kusari-Lila: 6 deputetët e LDK-së e kanë problemin me Kurtin, jo me kandidatin për president

Tutje thuhet se kryeministri e kryesuesi i KGjK-së janë dakorduar për intensifikimin e bashkëpunimit rreth reformës në drejtësi, si dhe çështjeve të tjera, të cilat kanë të bëjnë me forcimin e sundimit të ligjit.

Në këtë takim, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendësministri, Blerim Sallahu, ndërkaq nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, përveç kryesuesit, e pranishme ishte edhe anëtarja e KGjK-së, Drita Rexhaj.

Lexo më shumë  “Me zor i kam rritur”/ Iu shkrumbuan dhjetëra rrënjë ullinj në Himarë, e moshuara: Shpresën e kishim tek prodhimi që prisnim të merrnim

Rruga Press

YouTube player