Lajme

Kryeministri Kurti takohet me një sërë njerëzish të rëndësishëm në Paris

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Francë që ditën e enjte, në Samitin e Paqes, në Paris. Ai është ftuar nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron, i cili është dhe organizatori i samitit. Kurti gjatë një mbrëmjeje është takuar me figura të ndyshme të rëndësishme ndërkombëtarisht, si kryeministra, presidentë, anëtarë të departamentit të shtetit, eurodeputetë e deri me aktor hollovudi.

Dje dhe sot po marr pjesë në Forumin e Parisit për Paqe. Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron, mbrëmë na pritën për një darkë solemne në Pallatin Élysée, ku bashkë me gruan time Ritën, patëm nderin dhe kënaqësinë të takohemi me Zëvendës Presidenten e ShBA-së, Znj. Kamala Harris, dhe bashkëshortin e saj, Douglas Emhoff.

Takime e biseda zhvilluam edhe me liderë të ndryshëm nga rajoni dhe bota.

Në Paris po diskutojmë për bashkëpunim dhe paqe me Presidentët Gjukanoviq e Komshiq e deri te Presidenti i Këshillit Evropian, z. Charles Michel e Zëvendës Presidenti i Komisionit Evropian, z. Josep Borrell.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *