KryesoreLajme

Video – Kryeministri Kurti takohet me kryeministrin kroat Plenkoviq në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një takim bilateral me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ku ky i fundit e uroi Kurtin për rizgjedhjen e tij si kryeministër i Kosovës.

Takimi u zhvillua në kuadër të Konferencën e Sigurisë në Mynih, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për çështjet e sigurisë dhe politikës globale, ku marrin pjesë mbi 50 krerë shtetesh dhe qeverish, diplomatë dhe ekspertë të fushës së mbrojtjes.

Lexo më shumë  NATO vendos një njësi të re “Patriot” në Turqi, pranë bazës Incirlik

Ky takim i Kurtit me Plenkoviqin shënon një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve Kosovë-Kroaci dhe bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë dhe politikës ndërkombëtare.

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Kurti ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të ndryshëm evropianë dhe ndërkombëtarë, ku në fokus ishin çështjet e sigurisë rajonale, bashkëpunimi ndërkombëtar dhe zhvillimet aktuale gjeopolitike.

Lexo më shumë  Jo vetëm protesta: Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit TID

Rruga Press

YouTube player