Lajme

Kryeministri Kurti takim me ambasadorin Abbott: Reflektuam për arritjet e qeverisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti ditën e djeshme në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Në këtë takim, sipas njoftimit të Kryeministrisë, Kurti e falënderoi ambasadorin Abbott për punën, dedikimin e tij dhe bashkëpunimin gjatë gjithë mandatit.

“Gjatë bisedës, ata reflektuan mbi arritjet e qeverisë, sfidat e mundësitë që paraqiten në rrugën tutje drejt zhvillimit dhe progresit. Gjithashtu u përmend dhe rëndësia që shënon ky vit në 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, ku mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar dhe ajo e shumë individëve luajti rol kyç në ndaljen e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se ambasadori Abbott ka kontribuar në mënyrë të çmueshme në ruajtjen dhe thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, e si vend aleat dhe partner, ajo do të vazhdojë edhe me ambasadorin e ardhshëm.

Kryeministri Kurti e uroi ambasadorin Abbott për detyrën e tij të radhës dhe i dëshiroi suksese të mëtejme.\

YouTube player