Lajme

Kryeministri Kurti: Sulmi terrorist ishte plan për aneksimin e veriut të Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se bazuar në të gjetjet e Policisë së Kosovës, sulmi terrorist serb ishte pjesë e planit për aneksimin e veriut.

Ai ka shkruar në rrjetin social X të hënën se sulmi në fshatin Banjskë të Zveçanit ishte koordinuar në 37 pozicione të dallueshme, e sipas tij, do të pasonte krijimi i një korridori për të mundësuar furnizimin me armë e trupa.

“Në bazë të dokumentacionit të konfiskuar, Policia e Kosovës ka konfirmuar se sulmi terrorist ishte pjesë e një plani më të madh për të aneksuar veriun e Kosovës, nëpërmjet një sulmi të koordinuar në 37 pozicione të dallueshme. Do të pasonte krijimi i një korridori për në Serbi, për të mundësuar furnizimin me armë dhe me trupa”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Lexo më shumë  Kosova dhe Serbia bien dakort që të funksionalizojnë komisionin për të zhdukurit me dhunë gjatë luftës

Të dielën kur u bë një javë nga sulmet serbe në Banjskë, Kurti ka shkruar se sulmet ishin të orkestruara nga shteti i Serbisë.

“Ka kaluar një javë nga sulmet tragjike terroriste të orkestruara nga Serbia. Gjatë 7 ditëve të fundit kemi qenë dëshmitarë të dhunës, kërcënimeve dhe glorifikimit të akteve të tilla. Gjatë kësaj kohe, ne vlerësojmë thellësisht mbështetjen e aleatëve tanë në luftën tonë kolektive për demokraci”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  ShBA-ja i dhuron Kosovës skanerin Rapiscan me vlerë 3 milionë $, Ambasada Amerikane: Jemi krenarë të forcojmë sigurinë kufitare të Kosovës

Në këtë sulm të armatosur kishte mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku e ishin plagosur disa zyrtarë të tjerë policorë, ndërsa janë vrarë të paktën tre serbë të armatosur.

Rruga Press

YouTube player