Lajme

Kryeministri Kurti sot për vizitë në Tetovë e Shkup për përurimin i një rruge me emrin e Adem Demaçit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të qëndrojë për vizitë në qytetet e Tetovës dhe Shkupit nw Maqedoninë e Veriut, ku do të realizojë takime me përfaqësuesit e Komunës së Tetovës dhe Çairit.

Në Shkup kryeministri Kurti, siç njoftojnë nga Komuna e Çairit, në ora 14:30 do të bëjë përurimin e rrugës me ermin e veprimtarit Adem Demaçi.

Edhe nga Komuna e Tetovës kanë publikuar agjendën e vizitës së kryeministrit Kurti në qytetin e Tetovës.

Lexo më shumë  Bislimi: Ne duhet të jemi gati për luftë

16:00 – Arritja në komunën e Tetovës

16:00-16:15 – Takimi me kryetarin e komunës së Tetovës në zyrë.

17:00 – Arritja në rrugën e fshatit Vicë në Tetovë.

17:30-17:45 – Fshati Vicë – Deklaratë për media e kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Tetovës Bilall Kasami.

20:30 – 22:00 – Koncert kushtuar ardhjes së kryeministrit Albin Kurti.

Rruga Press

Lexo më shumë  Skemat/ Si vidhnin drejtorët Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës
YouTube player